Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Lipjan një person të dyshuar mashkull pasi që i njëjti ka ikuar nga vetizolimi.
I njëjti nuk ka zbatuar masat e sigurisë ndaj virusit korona duke dalë nga shtëpia.
I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qenë në vet izolim dhe i njëjti nuk ka zbatuar masat e sigurisë ndaj COVID 19 duke dalë nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar”, shkruhet në njoftim të policisë.
Ditë më parë, njejtë kishte vepruar edhe këngëtari Shkelzen Jetishi, i cili ishte i vetëizoluar, nën dyshimin për coronavirus, pasi kishte pasur kontakt me një person të prekur me këtë virus. Ai ishte ndaluar në park, derisa kishte dalë për shëtitje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.