Saktësisht sot janë bërë 100 ditë që kur për herë të parë autoritetet e shëndetësisë njoftuan se kishin identifikuar një shpërthim të një sëmundje misterioze në qytetin e Wuhanit në Kinë.
Virusi Covid-19 që më pas u shpall pandemi nuk e kurseu thuajse asnjë vend dhe ndryshoi drastikisht mënyrën e të jetuarit. E me këtë, natyrisht se ka ndryshuar edhe mënyra e komunikimit, sidomos ajo e liderëve politikë me publikun, shkruan Reporteri.net.
Edhe liderët e Kosovës në kohë pandemie kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë rrjetet sociale, kryesisht atë Facebook për komunikim me publikun.
Në krahasimin midis dy kryeministrave shqiptarë që ka bërë KEROLLI del se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë shumë më aktiv në rrjetin social Facebook në krahasim me atë të Kosovës, Albin Kurti.
Derisa Rama bën përafërsisht 13 postime në ditë, Kurti del se bën një postim. Shumë larg Kurti mbetet edhe sa u përket përmbajtjeve audiovizive. /Reporteri.net
Shikoni shifrat:
Corona virusi ka marrë vëmendjen e gjithë botës në rrjetet sociale, madje edhe vetë liderët botëror kanë zgjedhur që të komunikojnë me qytetarët e tyre përmes rrjeteve sociale për gjithçka në lidhje me pandeminë që ka shkaktuar ky virus.
Në Shqipëri dhe Kosovë kemi rreth 2.2 milion përdorues aktiv në rrjetin social Facebook, prandaj kemi zgjedhur që të analizojmë faqet e të dy kryeministrave tanë pas një muaji që nga shfaqja e rasteve të para me #covid19 tek ne.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.