Pas përhapjes së koronavirusit dhe pas konfirmimit të dy rasteve në Shqipëri, ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ne kemi mundësi të marrim masa tani, shkruan Reporteri.net
Tutje Ahmeti theksoi se është që të ndalohen tubimet publike e edhe të bëhet pushimi nëpër shkolla.
“Edhe njëherë – marr parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që këto masa ti marrim tani. Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë. Pa panikë, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim”, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë që dje në Shqipëri janë konfirmuar dy raste të koronavirusit, ku të prekurit nga ky virus janë babë e bir.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.