×
  • Lajme
  • Lajme

    Covid-19: 1259 pacientë po trajtohen në spitalet dhe klinikat e Kosovës, 1060 me oksigjenoterapi

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 14:08

    Të stërmbushura janë klinikat dhe spitalet e Kosovës me pacientë të infektuar me koronavirus, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin ditor të 31 gushtit. Sipas njoftimit, aktualisht janë 1259 pacientë që po trajtohen. Prej tyre 1060 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 60 janë në kujdes intensiv.


    Sa i përket klinikave të COVID në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës janë të shtrirë 437 pacientë. Prej tyre 389 janë me oksigjenoterapi.

    Raporti statistikor sipas klinikave COVID dhe spitalet e përgjithshme

    – Klinika Infektive, 113 pacientë

    – Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 96 pacientë

    -Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë

    – Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

    – Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 19 pacientë

    – Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë

    – Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

    Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 822 pacientë, 700 prej tyre Covid-19 pozitivë, 671 me oksigjeno-terapi.

    – Spitali i Prizrenit, 174 pacientë

    – Spitali i Gjakovës, 139 pacientë

    – Spitali i Pejës, 210 pacientë

    – Spitali i Gjilanit, 144 pacientë

    – Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë

    – Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë

    – Spitali i Ferizajt, 80 pacientë

    Nga sot, është pezulluar puna në ambulancat specialistike në QKUK.

    Sot në mëngjes, në emisionin SOT në KTV, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, konfirmoi se 90 për qind e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar.

    Po ashtu SHSKUK-ja ka njoftuar për shtimin edhe të 80 shtretërve në objektin e Mjekësisë Sportive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!