×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19: Mbi 157 mijë të vaksinuar në Kosovë

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 8:19

    Në Kosovë është duke vazhduar procesi i imunizimit të popullatës nga virusi Covid-19.


    Në 24 orët e fundit, nga Ministria e Shëndetësisë është njoftuar se janë dhënë 4 mijë e 682 doza të vaksinës.

    E në total që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në të gjitha komunat e Kosovës janë vaksinuar 157 mijë e 338 qytetarë.

    Ndërsa me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 29 mijë e 314 qytetarë.

    “Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës. Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka njoftuar dje MSh-ja na raportin 24-orësh.

    MSh-ja poashtu ka njoftuar se nga 1 mijë e 658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa është shënuar edhe një rast i vdekjes.

    “Nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    Vlen të ceket se ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCOVID, ku janë lejuar ahengjet familjaret, aktivitetet sportive, mbrëmjet e maturës dhe lehtësime të tjera.

    Aktualisht me raste aktive prijnë, Gjilani me 36, Mitrovica me 28 dhe Prizreni me 19, teksa komuna e Prishtinës i ka 12 raste aktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!