×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19 në Kosovë: Mbi 15 mijë të infektuar dhe 613 të vdekur

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 8:15

    Që nga marsi e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 15 mijë e 63 persona të infektuar me coronavirus.


    Ka shkuar në 15 mijë e 63 numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Kosovë, kjo pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 61 raste të reja

    Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 pacientë dhe kanë ndërruar jetë dy të tjerë.

    Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht numri i të shëruarve ka arritur në 12 mijë e 570, kurse numri i viktimave nga coronavirusi ka arritur në 613.

    Sipas statistikave zyrtare të IKSHPK-së, në Kosovë janë edhe 1 mijë e 880 raste aktive me coronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!