×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19 pamundëson patrullimin e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës e asaj të Shqipërisë

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 19:13

    Pandemia e Coronavirusit këtë vit do ta pamundësojë një bashkëpunim të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, shkruan Reporteri.net.


    Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë për Reporteri.net se këtë vit për shkak të pandemisë së Coronavirusit nuk do të ketë patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, që kishte të bënte me  organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror

    “Për shkak të pandemisë COVID-19 nuk do të ketë patrullime të përbashkëta në mes Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare gjatë sezonit turistik”, ka thënë Qalaj për Reporteri.net.

    Viteve të kaluara Njësitë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe asaj për Kontroll të Autostradave (NJKA), kanë kryer patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror, kur fluksi I kosovarëve është shumë I madh drejt bregdetit shqiptar

    Policia e Kosovës përtej kufijve të Kosovës nuk ka kompetenca ekzekutive, por janë vetëm në asistencë të kolegëve nga Shqipëria.

    Ata viteve të kaluara kanë patrulluar ë akset rrugorë në Vermicë deri në brendi të Shqipërisë.

    Policia e Kosovës nuk kapasur kompetenca ekzekutive, por  polici i Kosovës të gjitha shkeljet të kodit rrugore që i haste, i identifikonte dhe ua dorëzonte  kolegëve të tyre të Shqipërisë, dhe pastaj ata ndiqnin rregullat e zakonshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!