×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19 pushton edhe Postën, KEDS-in, bankat e bizneset

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 19:58
    Foto: Ilustrim

    Në javën e fundit në Kosovë ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19.


    Raste pozitive u konfirmuan edhe në mësin e punëtorëve të organizatave si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, bëhet e ditur në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Instituti i Shëndetësisë Publike gjatë ditës së sotme ka njoftuar së janë konfirmuar 58 raste pozitive me koronavirus.

    Sipas IKSHPK-së, në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim.

    Deri më sot në Kosovë janë gjithsej 1,326 raste të konfirmuara me koronavirus ku prej tyre 921 janë shëruar dhe 31 kanë vdekur. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!