Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçka, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Hevzi Shabani, i cili vdiq sot pas infektimit me COVID-19.
Sveçla tutje ka shkruar se beteja me pandeminë nuk ishte e lehtë për askënd, e në veçanti për të gjithë zyrtarët policor.
‘’Me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e jetës së birit tuaj, familjarit tuaj, zyrtarit të Policisë së Kosovës Hevzi Shabani. Beteja me pandeminë Covid-19 për më shumë se një vit nuk ishte e lehtë për askënd, e në veçanti për të gjithë zyrtarët policor që ishin në vijën e parë të frontit që nga shfaqja e saj. Pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim si Ministër dhe në emrin e të gjithë zyrtarëve Policor të Kosovës, të cilët kishin fatin të bashkëpunojnë me një zyrtar si Hevziu që nuk kurseu asgjë në shërbim të vendit tonë dhe qytetarëve tonë’’, ka shkruar Sveçla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.