Pandemia Covid-19 thuajse çdo ditë në vendin tonë po merr dhjetëra jetë njerëzish.
Shumica prej tyre janë të moshuar, por po ka raste kur po vdesin edhe të rinj.
Kështu ka ndodhur në 24 orët e fundit, kur nga Covid-19 ka vdekur një 45-vjeçar nga Dragashi, shkruan Reporteri.net.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka tentuar të marrë një përgjigje nga kryetari Shaban Shabani për të marrë informata shtesë për presonin që ka vdekur nga Covid, pra nëse ka pasur ndonjë sëmundje përcjellëse, por nuk e ka hapur telefonin.
Me 10 vdekjet e sotme, ka shkuar numri në 914 që kanë vdekur nga Covid-19.
Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 707 raste të reja pozitive, ndërsa 550 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar, shkruan Reporteri.net.
Numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.