×
  • Lajme
  • Lajme

    Covidi u merr jetën për një ditë nënës dhe djalit nga Pataqani i Ulët i Rahovecit

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 14:51

    Pandemia e Covid-19 vazhdon të marrë jetën e kosovarëve.


    Brenda një dite Covidi u merr jetën nënës dhe djalit nga fshati Pataqan i Ulët i Rahovecit.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

    “Po me COVID kanë qenë”, ka thënë Latifi për Reporteri.net.

    Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe një familjar i tyre përmes rrjeteve sociale.

    “Paskan ndërruar jetë nanë e nir nga Potoqani i Poshtëm, Avnia ni djal puntor shumë i zoti dhe teta Zehra një grua e urtë e shumë e respektuar. Ngushëllime familjes Ahmeti ?
    Ju bëftë shpirti dritë!”, ka shkruar ai.

    /Reporteri.net/.

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!