×
  • Lajme
  • Lajme

    Cramon, Selakoviçit: “Jam lobiste pro-Serbisë po aq sa jam lobiste pro-Kosovës”

    Reporteri
    07 Tetor 2022 | 16:18

    Eurodeputetja gjermane e të gjelbërve, Viola von Cramon, i ka reaguar kryediplomatit serb, Nikolla Selakoviç, duke i thënë se “unë jam po aq lobiste pro-serbe, sa jam lobiste pro-Kosovës ose lobiste për çdo vend të Ballkanit Perëndimor”, raporton gazet online Reporteri.net.

    “Unë në fakt jam tejet shumë lobiste pro-serbe në BE”, i tha Cramon, Selakoviçit.

    Derisa ky i fundit sulmoi Cramon-in se “viktimat serbe të NATO-s, vetëm etërit politik të Viola von Cramon i kanë quajtur dëm kolateral”.

    “Ne në grupin parlamentar të të gjelbërve duam të shohim Serbinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së, por kjo duhet të bëhet me qasje të sinqertë dhe të përgjegjshme. Jo me plan konsulor me Sergej Lavrov-in”, shkroi Viola von Vramon.

    Eurodeputetja goditi në të ashtuquajturën “pozicion neutral” të Serbisë karshi luftës në Ukrainë.

    “Me të vërtetë do të doja që qeveria serbe të kuptojë pozicionin origjinal tonë në dëshirën e Serbisë për BE, e jo të na shpjegojnë ‘pozicionin neutral’ të tyre”, tha eurodeputetja./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!