Deputeti i LDK-së, Anton Çuni pas dështimit të seancës për herë të 22-të, ka thënë se është e pakuptimtë që të vazhdohet njësoj, përderisa VV-ja s’i ka numrat, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, kjo gjendje tregon se VV-ja s’i ka numrat as për formimin e qeverisë.
“Kjo gjendje është tregues se VV si ka as votat për krijimin e qeverisë.
Kur një parti s’munet me i siguru votat e nevojshme, është e pakuptimë për të vazhduar të njëjtën agjendë dhe të këmbëngulet pafundësisht. Kur nuk janë të zot me ofru zgjidhje, VV do duhej me pranu zgjidhje”.
I pyetur për deputetët e kontaktuar të LDK-së nga VV-ja, Çuni pranoi se ka pasur diçka të tillë.
“Mundem me thënë se kontaktohe të gjithë deputetët në forma të ndryshme”, tha ai fillimisht.
I pyetur personalisht për të, ai tha se “Kontaktohem edhe unë”.
“Kur kontaktohemi natyrisht që bëjmë pyetje se a kanë autorizime dhe nga kush marrin detyra. Kontaktohemi nga zyrtarët e VV-së dhe ndërmjetësuesit e tyre. Është fakt se dy deputetët e LDK-së janë në një fokus të veçantë të interesimit të autoritetve të VV-së”, ishte përgjigjja e Çunit kur u pyet se çfarë ju është thënë kur i kanë kontaktuar.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.