×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Arritja e kompromisit për Kosovën është prioritet kryesor i Serbisë

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 20:59

     

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se gjetja e një kompromisi për çështjen e Kosovës është prioriteti më i rëndësishëm shtetëror dhe nacional i Serbisë dhe theksoi se përfaqësuesit shtetëror të Serbisë e  dinë se ata kanë një partner të sinqertë në Presidentin e SHBA-së Joseph Biden.


    “Ne kishim një diplomaci të pandërprerë dhe shumë të gjallë [me SHBA], e cila arriti kulmin në fillim të shtatorit të vitit të kaluar me një takim midis Presidentit Vuçiq dhe pastaj Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur u arrit një marrëveshje e rëndësishme në lidhje me Kosovën, por edhe çështje të tjera të rëndësishme”, tha Daçiq në konferencën “Një vit më vonë: Marrëdhëniet serbo-amerikane përballë sfidave të COVID 19” .

    Siç raporton REL, Daçiq ka thënë se ndryshimi i administratës amerikane dhe ardhja e Presidentit Biden, për Serbinë, nënkupton vetëm vazhdimin e punës së vazhdueshme dhe të partneritetit për gjetjen e një kompromisi për çështjen e Kosovës, si prioritetit më të rëndësishme shtetëror dhe nacional të Republikës së Serbisë, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

    “Ne e dimë se kemi gjithashtu partner të sinqertë në presidentin Biden, Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre, dhe energjinë e tyre të mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, si dhe çështje të tjera të rëndësishme me interes të përbashkët, përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe besim të mirë”, tha Daçiq.

    Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011 në nivelin teknik, kurse në vitin 2012 filluan bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

    Në dhjetë vitet e fundit, Kosova dhe Serbia kanë arritur rreth 30 marrëveshje, shumë prej të cilave nuk janë zbatuar në terren. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!