×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Deri në dhjetor mos prisni ndonjë përparim të madh në dialogun Prishtinë-Beograd

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 11:56

    Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se të paktën deri në dhjetor nuk pritet ndonjë përparim i madh në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Reporteri.net.


    “Nuk është realiste të pritet ndonjë përparim i madh në dialogun Beograd-Prishtinë, por bisedime pak më intensive mund të fillojnë nga dhjetori”, tha Daçiq pas takimit me të ngarkuarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

    Daçiq ndër të tjera tha se pret që SHBA-të të bëjnë presion shtesë mbi qeverinë e re të Prishtinës për të hequr taksën dhe kështu të krijojnë kushte për dialog të vazhdueshëm./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!