×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq flet sërish për fyerjet ndaj Vlora Çitakut në Këshillin e Sigurimit

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 12:04

    Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq edhe një herë ka komentuar veprimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.


    Daçiq ditë më parë tha se mund edhe të shkarkohet nga pozita e ministrit por asnjëherë nuk do të ndalojë së reaguari, siç u shpreh ai ndaj gënjeshtrave dhe shpifjeve, transmeton Reporteri.net.

    Sot duke komentuar sërish veprimin e tij ndaj ambasadores Çitaku, Daçiq është shprehur se nuk do të thotë se “me diplomatë duhet të veprohet  gjithmonë në mënyrë diplomatike”.

    “Nëse dikush flet gënjeshtra, unë nuk jam një prej atyre që e kthen fytyrën në krahun tjetër. Kur dikush të hedh gurë, ti atij me lule… jo, bën me lule por edhe me saksi”, deklaroi Daçiq për “TV Pink”.

    Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit, ku u debatuar për Kosovën, Ivica Dacic, e ka humbur toruan dhe pas mbledhjes ka fyer ambasadoren e Kosovës, Vlora Citaku, dhe delegacionin që e shoqëronte. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!