Disa ditë më parë, Britania e Madhe ka këshilluar qytetarët e saj që të mos shkojnë në Veri të Kosovës, duke paralajmëruar se mund të ketë tensione.
Me këtë kërkesë të Britanisë ka ironizuar, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq duke u bërë thirrje qytetarëve serbë që as ata të mos udhëtojnë në Gjermani, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.
Ministri i Jashtëm i Serbisë sot paralajmëroi qytetarët e Serbisë që të mos udhëtojnë në atë vend për shkak të jostabilitetit të madh politik dhe për shkak se aktualisht ka një kaos të madh politik sipas tij atje.
“Nëse qytetarët kanë disa destinacione të tjera, unë rekomandoj që ata të mos shkojnë atje në mënyrë që të mos jenë në rrezik për shkak të demonstratave të përditshme. Unë jam qëllimisht cinik, sepse kur dikush përveç terroristëve dhe kriminelëve në Prishtinë thotë se ka krim në veri të Kosovës, kjo është një gënjeshtër, sigurisht që ka, por nuk ka më shumë se në Prishtinë, duke filluar nga trafikimi i organeve njerëzore, në krime lufte, mënyra se si financohet mafia shqiptare, e cila është kryesore në Mbretërinë e Bashkuar “, tha Daçiq për RTS. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.