Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq foli gjatë ditës së sotme edhe një herë për zarfet e helmuara nga Serbia duke thënë se kjo është një seri tjetër e “gënjeshtrave klasike” të Prishtinës, ndërsa, siç tha ai, këtu është vetëm një e vërtetë – flamuri shqiptar i mbajtur nga Albin Kurti në kabinetin e tij.
I pyetur për reagimet e ndërkombëtarëve në lidhje me këtë çështje, Daçiq zgjodhi të përgjigjet duke thënë: “Gjeli-gjelit nuk ia heq sytë”, transmeton Reporteri.net.
Daçiq nuk la pa komentuar as fotografinë e ambasadorit britanik Nicholas Abbott në zyrën e Albin Kurtit, pranë flamurit kombëtar.
“Një milion gënjeshtra, e gjithë kjo bazohet në gënjeshtra, dhe e vërteta është vetëm një, ajo qëndron prapa Kurtit, e që është flamuri shqiptar. Kjo është politika e Shqipërisë së Madhe tha Daçiç për TV Prva.
“Po mendoj që herën e ardhshme kur të vijë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar di t’ia vëmë flamurin e Republikës Srpska”, tha Daçiq. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.