Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pretendon se shteti i Sierra Leones ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Siç shkruan Agjencia serbe e Lajmeve Tanjug, Ivica Daçiq po qëndron për vizitë zyrtare në vend, nga ku kumtoi lajmin, transmeton Reporteri.net.
Daçiq deklaroi se kjo “tërheqje” e njohjes së Kosovës kishte një rëndësi të veçantë për Beogradin pasi Sierra Leone ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës më 2008.
Daçiç tha se ai kishte bisedime të suksesshme me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, se ishte rënë dakord që marrëdhëniet bilaterale, të cilat ishin ngecur për vite me radhë, të përmirësohen.
Ndryshe, për tërheqje të reja të njohjeve paralajmëroi dje edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili po qëndron në Washington.
Vuçiq u tha gazetarëve se Beogradi do të kërkojë çnjohjen e Kosovës, derisa njohja nga Serbia për Kosovën nuk do të ndodh.
Më listën e njohjeve figuron se Sierra Leone më 11 qershor të vitit 2008. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.