Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë në Beograd sot se nuk është realiste që vetëm Shtetet e Bashkuara të jenë të përfshira në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Ai, siç shkruajnë mediat serbe, një deklaratë të tillë e ka thënë gjatë një konferencë shtypi me ministrin e jashtëm norvegjez, Inom Eriksen Soreide.
“Tani për tani nuk ka asnjë njoftim për ndonjë ndryshim në format dhe nuk parashikohet përfshirje e vendeve të tjera në dialog. Është e vështirë që Shtetet e Bashkuara të përfshihen, e jo dikush tjetër, kjo nuk do të ishte reale”, citohet të ketë thënë Daçiq.
Ai tha se është thelbësore për Beogradin të arrijë një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, por që nuk mund të nënkuptojë që Serbia ta njohë Kosovën në të gjithë territorin e saj.
“Serbia nuk është pengesë për vazhdimin e dialogut, thjesht duam të heqim pengesat ekzistuese në mënyrë që të vazhdojmë”, ka thënë tutje Daçiq.
Kreu i diplomacisë serbe vlerësoi se shtyrja e takimit të udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës në Paris ka qenë humbje e një mundësie për të zhbllokuar dialogun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.