Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në sesionin e rregullt për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka eskaluar me deklaratat e bëra pasi ka akuzyar shqiptarët e Kosovës për gjenocid ndaj serbëve.
Sipas tij, në 20 vitet e fundit, 311 vendbanime në Kosovë ku ka pasur banorë serbë janë spastruar etnikisht dhe janë bërë me banorë vetëm shqiptarë.
“Kjo është dëshmi e qartë e një gjenocidi të shqiptarëve”, tha ai.
Kryediplomati serb shtoi se deri në vitin 1999 në Prishtinë kanë jetuar 40 mijë serbë. E sot, sipas tij, numri i tyre është më pak se 100.
“Mbi 10 mijë serbë kanë jetuar deri më 1999 në Prizren, në qytetin ku kam lindur unë, e sot janë vetëm 23 serbë. Këto janë shifra të sakta dhe dëshpëruese”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.