Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq nuk beson se bashkësia ndërkombëtare do ta përkrahë krijimin e një Gjykate kundër krimeve serbe në Kosovë.
Ivica Daçiq nuk beson se iniciativa për krijimin e një Gjykatë për krimet e serbëve në Kosovë do të fitojë mbështetjen ndërkombëtare.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë ka thënë se paralajmërimet nga Prishtina rreth iniciativës së formimit të një Gjykate e cila do të merrej me krimet e serbëve në Kosovë, është përpjekje për të gjetur një baraspeshë me punën e Gjykatës Speciale.
“E kam të vështirë ta mendoj se bashkësia ndërkombëtare mbështet që në Kosovë të krijohet një Gjykatë e cila do të dirigjohej nga ish anëtarë të UÇK-së, tani politikanë, e që shumë lehtë mund të gjenden para Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së”, u shpreh Daçiq për “Novosti”.
“Unë mendoj se i vetmi synim është që të qetësohet opinioni kosovar në momentin kur duhet të priten thirrje të tjera për liderët e UÇk-së që të paraqiten para Gjykatës Speciale”, theksoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.