×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq ofendon Çitakun, britanikët e amerikanët në KS të OKB-së

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 22:42

    Ivica Daçiq e ka shfaqur mosdurimin e tij ndaj shtetit të Kosovës dhe Perëndimit.


    Kosovarëve të prirë nga Vlora Çitaku pas debatit në Këshill të Sigurimit ua ngriti zërin ndërsa vendet perëndimore i quajti kolonizatorë, ashtu siç bënte shefi i tij Sllobodan Millosheviq para 2 dekadash.

    Kyediplomati serb ofendon Çitakun, po edhe përfaqësuesit e SHBA’së dhe të Britanisë së Madhe, duke i quajtur ‘kolonizatorë’.

    Ai nuk tregon respekt për asnjë në Këshill të Sigurimit, duke bërtitur në gjuhen serbe në selinë e OKB’së në Nju Jork të SHBA’së.

    “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, thotë Daçiq në serbisht.

    Citaku gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB’së i është përgjigjur Daiciqit për shumë çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, e ndër të tjera i ka thënë se “pavarësia e Kosovës është produkt i dekolonizimit”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!