×
  • Lajme
  • Lajme / 9 Shkurti

    Daka: Çdo përpjekje që dikush t’i marrë kompetencat e KQZ-së është shkelje

    Reporteri
    15 Nëntor 2024 | 7:42
    Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ-së

    Ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se Kushtetua e Kosovës, respektivisht neni 139, qartë e tregon se KQZ i organizon zgjedhjet jashtë Kosovës.

    “KQZ-ja përcakton edhe qendra do t’i cakton është institucion që vet vendos vet i organizon zgjedhjet”, tha ajo.

    Sipas Dakës KQZ-ja ka obligim që t’i organizojë zgjedhjet në Ambasada.

    “Jo jashtë ambasadave atë e ka paraparë ligji.

    Daka kujtoi kohën kur votohej me postë duke u ankuar se afatet kanë qenë të shkurtra.

    “Kjo ka qenë e vetmja telashe, kjo ka ngritë pakënaqësi te diaspora sepse gjithmonë i është dukur se KQZ-ja nuk po i organizon zgjedhjet si duhet”, tha ajo.

    Ish kryetarja e KQZ- së shtoi se paraqet shkelje sepse sipas saj vetëm KQZ-së i takon të organizojë zgjedhjet.

    “çdo përpjekje që dikush t’i merr kompetencat e KQZ-së është shkelje”, tha Daka në rtv 21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!