×
  • Lajme
  • Lajme

    Daka thirrje partive: Përmbajuni Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi për zgjedhjet

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 9:40

    Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se ky institucion bart barrën kryesore të organizimit të zgjedhjeve.


    Daka shtoi se organizimi i zgjedhjeve nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin ndërinstitucional.

    “Jemi të vetëdijshëm që bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për ti shërbyer zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mbahen në përputhje me ligjin dhe të reagojmë kur cenohet integriteti i zgjedhjeve dhe e drejta e votës”, ka thënë Daka, në një konferencë për media të mbajtur në mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurorit të Shtetit; Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Komisionit të Pavarur të Medieve dhe OJQ-ve.

    Ajo ka shtuar se KQZ është angazhuar vazhdimisht për organizim të zgjedhjeve të besueshme dhe me standard të lartë.

    “Mes sfidave të shumta përfshirë këtu edhe kohën e shkurtër KQZ është duke u përkushtuar në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetua dhe ligji për zgjedhjet e përgjithshme. Dua t’i garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor se KQZ mbetet e përkushtuar për organizim e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, u shpreh Daka.

    Ai u bëri sërish thirrje subjekteve politike dhe të gjithë akterëve tjerë që janë pjesëmarrës në këtë proces zgjedhor që t’i përmbahen Kushtetutës dhe Ligjit në fuqi për zgjedhjet e përgjithshme.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!