×
  • Lajme
  • Lajme

    Dakës nuk i bëhet vonë për coronavirus, thotë se zgjedhjet duhet të mbahen të dielën

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 18:59

    Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se pas konfirmimit të dy rasteve me Koronavirus në Kosovë, nesër ata do të mblidhen për të marrë një vendim nëse do të mbahen ose jo zgjedhjet e caktuara të dielën për kryetar të Komunës së Podujevës.


    “Nesër do të takohemi dhe do ta shqyrtojmë situatën përsëri dhe do ta konfirmojnë se a do të mbahen ose jo. Do t’i njoftojmë qytetarët e Podujevës dhe ata që do të jenë ditën e diel të angazhuar lidhur me zgjedhjet”, ka thënë Daka për Klan Kosova.

    Personalisht ajo ka thënë se mendon që ky proces duhet të mbahet siç është caktuar – më 15 mars.

    “Konsideroj se zgjedhjet duhet të mbahen sepse situata nuk është alarmante. Nuk ka pasë mundësi që të kenë kontakt me qytetarët nga Podujeva ata që janë konfirmuar si të prekur.  Do të jemi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë nesër do të flasim edhe me ta edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë  dhe pasi të konsultohemi me ta do të jem në gjendje që ta dimë saktësisht se a do të kemi zgjedhje ose jo. Kjo do të ndodhë nesër gjatë ditës sepse ende ka mundësi që të bisedohet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!