Janë publikuar emrat e 15 të arrestuarave në aksionin e djeshëm nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprat penale “Fajdeja”, “Shmangja nga Tatimi” dhe “Detyrimi”.
Sipas “Front Online” të arrestuar në këtë rast janë të dyshuarit: Shukri Haxhiu, Skender Bajrami, Fadil Salihu, Kadri Gërbeshi, Nexhmi Abazi, Mujë Ademi, Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi, Egzon Salihu, Bashkim Osmani, Ramiz Ademi, Bahri Abazi, Nexhmi Abazi, Shefi Zeqiri.
Përndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar sot opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 të pandehurve me inicialet: B.S., F.S., E.S., A.S., L.H., Sh.R., R.A.,M.A., K.G., S.B., A.M.,B.A.,B.O., N.A., dhe Sh.H., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangja nga tatimi” dhe “Detyrimi”.
Bëhet e ditur se në këtë aksion të prokurorisë, në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe sekuestruar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.
Kërkohet paraburgim ndaj 15 të arrestuarve për fajde në rastin “Brezovica”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.