17 mjekë e infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, mbrëmë kanë dalë nga karantina, pasi kanë rezultuar negativë në testimet për koronavirus. Ata janë vetizoluar për 15 ditë, meqenëse kanë pasur kontakt me ambientin ku ishte trajtuar 77-vjeçari i infektuar me COVID-1.
Lajmin se kanë dalë nga karantina e ka konfirmuar Drejtoresha e QKMF’së, Vjollca Kadolli.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka njoftuar se i gjithë personeli shëndetësor kanë rezultuar negative.
“Të gjithë punëtorët e QKMF-së në Viti rezultojnë NEGATIV dhe sot dalin nga vetizolimi. Sapo na lajmeroi IKSHP në Prishtinë. Në emër timin dhe të gjithë kolegëve të mi dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë këto ditë, falënderoj institucionet komunale që kanë treguar kujdes të vazhdueshëm, IKSHP, IRSHP dhe MSH”, ka shkruar Kadolli.
https://www.facebook.com/drvjollcakadolli/posts/10163199493995608
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.