×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pagat me koeficient të ri, reagon Tahiri: Mashtrimi vazhdon me paga

    Reporteri
    28 Shkurt 2023 | 19:47
    Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas ekzekutimit të paagave për punëtorët e sektorit publik.

    Tahiri ka thënë se pagat janë dalë pa llogaritur shtesat, diaave përvoj, rrezikshmëria e të tjerëve kompenzimet.

    “Në vend të pagave, punëtorët e seltorit publik pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën”, ka shkruar Tahiri.

    Reagimi i plotë:

    Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat Paga.

    Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën.

    Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion.

    Turp!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!