Në zonat përreth liqenit të Ujmanit, ka nisur rrënimi i 11 shtëpive me kërkesë të ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, pasi ato gjenden në pronë të kësaj ndërmarrje.

Aksioni, ka nisur në orën 7 e 30 të mëngjesit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar se policia është duke asistuar në këtë aksion.

Reklamë

Ai ka thënë se aksioni po zhvillohet konkretisht në Zubin Potok ku është planifikuar rrënimi i 11 shtëpive pushimi.

“Sot nga ora 07:00 kemi filluar asistimin e Ibër-Lepencit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Jemi duke asistuar në vendin e quajtur ‘Plazha e Shqiptarëve’, Zubin-Potok ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi (vikendica)”, ka thënë Elshani.

Ky veprim vjen pas një paralajmërimi dhe kërkese paraprake që Ibër Lepenci u ka bërë 11 “pronarëve” që kanë ndërtuar objekte të ndryshme e shtëpi pushimi në hisen e ndërmarrjes, te Ujmani./Reporteri.net/