×
  • Lajme
  • Lajme / Tre fëmijë të vdekur

    Dalin pamje të reja nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

    Reporteri
    02 Shkurt 2025 | 12:10

    Nga pamjet e kamerave përreth vendit ku dhe ndodhi ngjarja tragjike, del se objekti është shembur pasditën e së shtunës rreth orës 16:35, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    T7 tani ka publikuar pamje të reja nga rasti tragjik që la të vdekur tre fëmijë.

    Ndërsa, policia ka bërë të ditur se është informuar për rastin rreth orës 23:00.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, objekti është shembur në rrethana të panjohura.

    Një banor i fshatit ka bërë të ditur se fillimisht e kishin kontaktuar prindërit e njërit prej fëmijëve, I.Rama, të cilët i kishin thënë se fëmija i tyre nuk ishte lajmëruar që nga ora 16:00ë.

    Ai tha se pas takimit edhe me ta kanë parë objektin e shembur, dhe kur kanë telefonuar fëmijët, telefonat kanë dridhur nën plloqën e shembur.

    Ai gjithashtu bëri të ditur se i kanë nxjerrë me një traktor, duke hequr pjesë-pjesë çfarë ishte rrënuar.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!