×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Dalin pamjet e sasisë së drogës në vlerë 400 mijë euroshe me të cilën dyshohet se u kap edhe asamblisti i VV-së

    Reporteri
    15 Gusht 2023 | 11:57

    Një operacion i madh i Policisë së Shqipërisë ka përfunduar me 5 presona të arrestuar, pasi janë kapur me një sasi të madhe të dozave ekstazi.

    Mediat në Shqipëri kanë publikuar emrat e të arrestuarve dhe në mesin e tyre raportohet se është edhe Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Shqipërisë në një konferencë për media, teksa kanë publikuar edhe pamjet nga ky operacion.

    Sipas Policisë, ata janë kapur me një sasi  prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”,.

    “Pamje gjatë operacionit policor të koduar “Punisher 2”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

    Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”, njofton Policia shqiptare.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!