Mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës ka ndodhur një përleshje masive mes serbëve. Gjatë ndërhyrjes për të parandaluar përleshjen ka pësuar lëndime trupore edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Raportohet se në përleshje janë përfshirë dy banda nga Zveçani, ku janë përdorur armë të ftohta dhe mjete të forta, ndërsa shumë prej pjesëmarrësve janë lënduar, disa prej të cilëve kanë kërkuar edhe trajtim mjekësor.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.
“Rrahja ka qenë masive, ndërsa policia ka reaguar menjëherë. Një polic ka marrë lëndime të lehta trupore. Personi me inicialet M.Gj. është arrestuar dhe i është caktuar paraburgimi për 48 orë. Hetimet vazhdojnë”, ka theksuar Radoviq.
Radoviq ka theksuar se në vendngjarje kanë mbetur të lënduar edhe persona të tjerë, por, nuk ka mundur të konfirmonte se sa është numri i të lënduarve
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.