×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet kur nobelisti Handke iu ndërsehej kosovarëve: Shkoni në ferr, atje ku jeni tashmë

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 19:41

    Shkrimtari austriak Peter Hankde edhe zyrtarisht ka fituar çmimin Nobel për letërsi, nga Akademia Suedeze.


    Shkrimet e Peter Handke kanë qenë kontroverse. Duke u rritur afër kufirit me Slloveninë, ai ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet e 90-ta.

    Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të dyshuarit për krime lufte, Slobodan Millosheviqit, një figurë të cilin ai e simpatizonte pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid.

    Shkrimtari austriak një herë kishte mohuar masakrën serbe në Srebrenicë.

    Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.

    Profesori norvegjez Kenneth Andresen ka shpërndarë një video në rrjetin social Tëitter ku shihet fituesi i cmimit “Nobel” për letërsi Peter Handke, teksa ju drejtohet të mbijetuarve kosovarë dhe boshnjakë me fjalët: “Shkofshi në ferr, atje ku jeni tashmë!”

    Ndërkohë turma i drejtohej me fjalët “Fashist, fashist” shkrimtarit i cili shoqërohej nga gruaja e tij e cila mundohej të i kundërpërgjigjej masës.

    Çmimin për letërsi këtë vit po ashtu e fitoi edhe shkrimtarja polake Olga Tokarczuk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!