Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën në ora 15:00 në takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Me të përfunduar pas një ore takimin me Kurtin, ata e priten në të njëjtën hapësirë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciqin, ndërsa pas orës 17:00 pritet një takim i përbashkët mes tyre.
Ndërkohë, përveç fotografive, BE-ja ka shpërndarë edhe pamjet me video nga pritja në takim që iu bë Kurtit në Bruksel nga Borrell dhe Lajçak.
Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.
Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.
Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara.
Escobar arrin në ndërtesën ku po zhvillohen takimet e Kurtit dhe Vuçiqit me Borrellin e Lajçakun
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.