×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet nga takimi me Borell dhe Lajçak, Kurti para vetes një numër të madh dokumentesh

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 14:01

    Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian janë publikuar edhe pamjet nga fillimi i takimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell dhe emisarin sllovak Miroslav Lajçak.

    Në këto pamje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shihet që ka me vete një numër të konsiderueshëm të dokumenteve me vete, sikurse edhe dy zyrtarët e lartë të BE-së.

    Në këtë takim do të diskutohet për Aneksin e Implementimit, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pa u arritur pajtim për Aneksin s’mund të ketë një dokument përfundimtar dhe rrjedhimisht s’mund të ketë as marrëveshje.

    Ndërkohë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!