Në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve ka nisur numërimi i votave të diasporës nga votimi me postë.
Ekipi i Gazetës online Reporteri.net po e përcjell nga afër këtë proces, teksa numërimi është duke vazhduar.
Reporteri.net ka parë rezultatet nga numërimi i votave me postë të shtetasve të Kosovës nga komuna e Hanit të Elezit që jetojnë në diasporë.
Aty kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti i ka 72 vota, pasuar nga Konjufca me 65 vota.
Më poshtë mund të shihni si u votuan të gjithë kandidatët e VV-së:
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, nga kosovarët e Hanit të Elezit që jetojnë në diasporë ka marrë 33 vota.
Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, nga kosovarët e Hanit të Elezit që jetojnë në diasporë ka marrë 19 vota, ndërsa kreu i partisë, Memli Krasniqi vetëm 1./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.