×
  • Lajme
  • Lajme / Përditësimi i fundit

    Dalin rezultatet e para të votave me postë nga Diaspora, VV nën 50%, befason LDK-ja

    Reporteri
    28 Shkurt 2025 | 22:47

    Numërimi i votave që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, përmes postës, vazhdon në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

    Në përditësimin më të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e numërimit të 8.51 për qind të  votave të ardhura me postë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Lëvizja VETËVENDOSJE (VV)ka marrë 45.79% të votave ose 1,293 vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e dytë me 1,010 vota, ose 35.76%. Pas saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 335 vota, që përbën 11.8%.

    Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbetur pas këtyre dy subjekteve, duke arritur vetëm 98 vota, ose 3.47% të totalit të votave të numëruara deri tani.

    Të gjithë shtetasit e Kosovës, që gjatë regjistrimit u përcaktuan individualisht për të votuar përmes postës, mund të dërgonin pakon e tyre me fletëvotim në adresë të ndonjërës nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hapura në shtete të ndryshme.

    Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!