×
  • Lajme
  • Lajme / Të dhënat

    Dalin rezultatet e vendvotimit në Gjenevë të Zvicrës, këta janë më të votuarit nga Vetëvendosje

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 16:54

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të mërgatës nga votimi nëpër përfaqësitë diplomatike. Në një nga vendvotimet, nga dy sa janë gjithsej në Gjenevë të Zvicrës, kryetari i Vetëvendosjes, njëherit kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Albin Kurti ka marrë 252 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas të dhënave të siguruara nga Gazeta Online Reporteri.net, në vend të dytë nga kjo parti, në këtë vendvotim në Gjenevë, renditet Glauk Konjufca me 226 vota.

    156 vota ka marrë Hekuran Murati.

    Ndërsa në vend të katërt del të jetë Faton Peci me 149 vota, ndërsa dy vota më pak, 147 ka marrë Albulena Haxhiu.

    Pesëshja e dytë janë:

    6. Xhelal Sveçla 138
    7. Donika Gërvalla-Schwarz 125
    8. Avni Dehari 95
    9. Mimoza Kusari-Lila 72
    10. Arben Vitia 66

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!