×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin vizatimet që i bënte Adem Mikullovci gjatë seancave të Kuvendit

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 17:14

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka ndarë disa vizatime të ish-deputetit dhe aktorit të njohur kosovar, Adem Mikullovcit, i cili ka vdekur mëngjesin e sotëm.


    Zyba ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, vizatimet që thotë se Mikullovci i bënte në Kuvend.

    “Përmes disa fotografive nga vizatimet e çastit të shokut të bankës Adem Mikullovci, në Legjislaturën e VI në Kuvend, kujtojmë dhe nderojmë kontributin e tij jetësorë”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/salih.zyba/posts/3313516552028811

    Ndryshe, sot në orët e para të mëngjesit ka vdekur aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci.

    Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.

    Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se burri i saj, Adem Mikullovci, ka vdekur në ora 00:20.

    “Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!