Qytetarët në Republikën e Kosovë po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet parlamentare. Në konferencën e mbajtur për media, KQZ njoftoi se deri në ora 15:00 pjesëmarrja e votuesve është 558 mijë e 246 qytetarë apo 28.32 për qind, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Mirëpo, krahasuar me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e vitit 2021, po në orën e njëjtë (15:00), pjesëmarrja e votuesve këtë herë del të jetë pak më e ulët.
Në zgjedhjet e vitit 2021, në votime deri në ora 15:00 kishin dalë 32.32% apo 567 mijë e 934 qytetarë me të drejtë vote, me një diferencë prej 9 mijë e 688 qytetarë më pak këtë vit.
Për dallim nga viti 2021, në këto zgjedhje deri në ora 11:00, pjesëmarrja ishte më e lartë e votuesve se para katër vitesh.
Dalja në votime deri në ora 11:00 ishte 8.58% apo 169 mijë e 32 votues, ndërsa në vitin 2021 deri në ora 11:00, kjo përqindja ishte 8.3 apo 145 mij e 650 votues, që i bie 23 mijë e 382 votues më shumë.
/Reporteri.net/