Ka nisur takimi i kryeministrit në detyrë dhe kreut të VV-së, Albin Kurti me krerët e partive të tjera në lidhje me ngërçin parlamentar.
Takimi është thirrur pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Ftesën për partitë politike, e bëri të ditur vetë kryeministri në detyrë dhe kreu i VV-së, Albin Kurti.
“Së pari ta shohim kush po vjen, si po ecën e mandej shpresoj të kemi çfarë të themi”, tha Kurti para takimit.
Kurti ka shkruar dje se aktgjykimi i Kushtetueses thekson qartë se konsituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë partive, dhe jo vetëm i subjektit të parë./Reporteri.net/
Kreu i VV-së, Albin Kurti pas takimit me krerët e partive të tjera parlamentare, ka thënë se si parti e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, në takim bënë kompromise që u refuzuan nga partitë që në legjisalturën e kaluar ishin në opozitë.
Kurti tha se PDK dhe LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Pavarësisht afrimit tonë, nuk ka afrim nga ana e tyre”, tha Kurti ndër të tjera.
“19 prilli për këtë legjislaturë të nëntë ishte dita më e mirë, sepse ishte dita kur e bëmë hapin…të gjithë votuan dhe në këtë mënyrë arritëm ti verifikojmë mandatet, duke e bërë edhe betimin. Këta deputetë kanë nevojë për shtëpinë e tyre, e shtëpia e deputetëve është Kuvendi si institucion, jo vetëm si ndërtesë. Për tu bërë kjo duhet zgjedhur kryetarja dhe pesë nënkryetarët dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve është bashkë. Është e vërtetë që ne si VV, si shumicë paralamentare e kemi përgjegjësinë kryesore për formimin e Qeverisë, por për formimin e Kuvendit, e ka thënë edhe Kushtetuesja që kemi përgjegjësi të gjithë.
Kushtetuesja në aktgjykimin e saj ka theksuar që Gjykata nuk zgjidh mosmarrëveshje poltike, pikërisht për këtë ne u mblodhëm dhe tjetra, kam përmend tre togëfjalësha interesant, bashkëpunim në mirëbesim, konsultim konstruktim dhe konsensus. Me fjalë të tjerë provojeni një herë konsensusin dhe nëse ka konsensus bëjeni kompromisin. Ne e bëmë edhe konsultimin konstruktiv, edhe bashkëpunimin në mirëbesim, por u pa që konsensus nuk ka, ndërkaq sa i përket kompromisit ne kemi lëvizur. Unë si kryetar i VV-së, kam ofruar dy opsione kompromisi. Kompromisi i parë ishte që në rast të votimit të fshehtë nëse ajo si merr 61 vota tërhiqet nga kandidatura. Këtë e ka bërë njëanshëm, por unë e respektoj si qëndrim i saj personal. Me votim të fshehtë për Haxhiun do të votohet pra vetëm një herë. Ne kemi lëvizur në situatën para së enjtes, por kjo nuk duhet se u kishte bërë përshtypje partive opozitare. Kompromisi i dytë që ua shpreha ishte që le ta bëjmë një marrëveshje politike e që është marrëveshje në paketë për kryetarin dhe nënkryetarët dhe pastaj nëse kurqysh nuk e duan votimin e fshehtë le ti deleojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision dhe ta rrëzojnë me votë këtë komision. Ne e dimë që partitë opozitare kanë treguar preferenca për emrat për kryeparlamentar, por kjo nuk është mënyra si ndërtohen shëndetshëm institucionet. Ne i bëmë këto dy kompromise që u refuzuan, por megjithatë takimi ia ka vlejtur sepse u sqaruan shumë gjëra, e një nga to që është e çutishme dhe brengosëse, është që për bindjen time të fuqishme partitë opozitare, PDK dhe LDK e kanë keqlexuar katgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht”, tha Kurti.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në deklaratën e saj para mediave tha se shkuan me shpresë në takimin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti, por sipas saj, nuk pati konsensus.
Ajo tha se ndonëse AAK-ja ka kërkuar konsensus, partia në pushtet nuk ka pranuar asnjë ofertë.
“Në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese janë munduar të shtrembërojnë plot pika dhe të mos pranojnë asgjë. Kemi kërkuar që nesër të mos vazhdojmë me procedura të njëjta, prej nesër do të vazhdohet me praktika të njëjta ata po e shkelin Kushtetutën qëllimshëm. Kemi kërkuar që të mos vazhdohet me votimin e komisionit ”, tha deputetja.
Tutje, Kadrijaj shpreson se Kurti do të reflektojë dhe pret që forma e votimit në mënyrë të fshehtë, të kthehet në atë ta hapur.
“Të kthehet çështja e votimit në votim të hapur. Është e drejta e VV-së të kandidojë secilin që do, por obligimi i tyre është me i siguru 61 vota që me e kalu kryetarin e Kuvendit. Forma dhe mënyra e përzier që me u votu kryetari i kuvendit bashkë me nënkryetarët e kuvendit, nuk ka sens, praktika që nuk janë praktikuar më herët. Po insistojnë në këtë praktikë që është antiligjore, dhe në formën e prerë Kushtetuesja ka thënë që të votohet ashtu siç kanë qenë praktikat e mëhershme, këta po e përziejnë që nuk refuzohet votimi i fshehtë”.
“Shpresoj që Kurti do të reflektojë, nuk do të kërkojë në formimin e komisionit”, shtoi Kadrijaj.
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj pas takimit të krerëve partiakë për çështjen e ngërçit parlamentar tha se takimi i sotëm ishte më tepër për të diskutuar rreth qasjeve dhe kënvështrimeve të palëve për aktgjykimin e Kushtetueses.
Limaj tha se më pak është folur për krizën politike.
Ai u shpreh se as ndryshimi i mënyrë së votimit nuk e zgjidh krizën politike, sepse partia e parë nuk i ka numrat, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Sot ky takim më tepër ka shkruar rreth qasjeve dhe kënvështrimeve se si e shohin aktgjykimin, dhe më pak është folur për krizën politike. Ata që kanë pritur se akt do të zgjidhë krizën politike, nuk e njohin mirë sistemin kushtetues. Takimi për mendimin tim, është gjë e mirë që ka ndodhur. Presim të ndodhin edhe takime tjera. I pari është gjithmonë më i vështirë. Edhe me ndryshu mënyra e votimit, nuk e zgjidh krizën politike sepse partia e parë nuk e ka shumicën parlamentar”, tha Limaj.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në takimin me liderët politikë, Kurti kishte një interpretim të çuditshëm të akrgjykimit të Kushtetueses.
Krasniqi tha se kërkuan që të mos vazhdohet me votimin e fshehtë në seancën e nesërme, por tha se nuk ka shpresë që kjo do të ndodhë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Unë sot nuk do të bëjë interpretime të aktjykimit të Kushtetueses. Ishte shqetësuese që zoti Kurti kishte një interpretim të çuditshëm të aktgjykimit, sipas tij nuk kishte asnjë problem, as me propozimin arbitrat për komisionin për votimin e fshehtë, as me mënyrën si është mbajtë seanca. Duket se vazhdojnë me jetu në imagjinatën e tyre. E vërteta është se kaq shumë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve jemi në bllokadë politike të imponuar nga Kurti dhe partia e tij. Ne i kërkuam që nesër të mos vazhdojnë me votimin e fshehtë, por kjo duket se nuk do të ndodhë”, tha Krasniqi para mediave.
Pas mbi dy orësh diskutime, ka përfunduar takimi i kreut të VV-së, Albin Kurti me liderët partiakë për dalje nga ngërçi politik.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se takimi ishte një farsë. Në takim Abdixhiku thotë se qëndrimet e Kurtit nuk kishin ndryshuar edhe pas vendimit të Kushtetueses, shkruan gazeta online Rpeorteri.net.
“Morëm pjesë me vullnetin më të mirë për zgjidhje.Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua. Qëndrimet e Kurtit ishin pak a shumë të njëjta siç kanë qenë deiri më tani dhe nuk e respektonin as interpretonin njejtë vendimin e Kushtetueses. Për LDK-në është evidente që përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit. Ai pranoi që ska shumicë, por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake që i ka pasur deri më tani. Ato kushtëzime janë që të votohet fshehtë, ose të rrëezohet votimi i fehshtë duke u votuar zonja Haxhiu sërish”, tha Abdixhiku.
Jnaë bërë mbi dy orë që kur ka nisur takimi i kreut të VV-së, Albin Kurti me krerët e partive të tjera politike në lidhje me ngërçin parlamentar, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në takim janë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare shqiptare.
Takimi është thirrur pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Ftesën për partitë politike, e bëri të ditur dje vetë Kurti.
“Së pari ta shohim kush po vjen, si po ecën e mandej shpresoj të kemi çfarë të themi”, tha Kurti para takimit.
Kurti ka shkruar dje se aktgjykimi i Kushtetueses thekson qartë se konsituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo i vetëm një partie politike. /Reporteri.net/
Ka nisur takimi i kryeministrit në detyrë dhe kreut të VV-së, Albin Kurti me krerët e partive të tjera politike në lidhje me ngërçin parlamentar, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në takim janë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare shqiptare.
Takimi është thirrur pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Ftesën për partitë politike, e bëri të ditur dje vetë Kurti.
“Së pari ta shohim kush po vjen, si po ecën e mandej shpresoj të kemi çfarë të themi”, tha Kurti para takimit.
Kurti ka shkruar dje se aktgjykimi i Kushtetueses thekson qartë se konsituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo i vetëm një partie politike. /Reporteri.net/
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, ka ftuar në takim krerët e partive të përfaqësuara në Kuvend. Takimi i thirrur nga Kurti do të mbahet nga ora 16:00. Përfaqësuesit e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.
“Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (sot) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, shkroi dje Kurti.
Për këtë takim sot kanë fol nga Parita Demokratike e Kosovës. Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka thënë se kryetari i partisë së tij Memli Krasniqi në këtë takim do të paraqes qëndrimin e kësaj partie mbi mënyrën e zhbllokimit të situatës në Kuvendin e Kosovoës.
“Takimi i sotëm do të shërbejë për të diskutuar daljen nga bllokada institucionale pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari Krasniqi do të paraqesë pikëpamjet e Partisë Demokratike të Kosovës mbi hapat e nevojshëm për tejkalimin e kësaj situate, duke u mbështetur në analizën e thelluar të aktgjykimit. Për çështjet e tjera, ai do të deklarohet pas takimit”, tha Gruda.
Ndërsa, Krasniqi do të jetë në takim si kryetar i PDK-së, ende nuk dihet nëse në takim do të marrë pjesë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar pjesëmarrjen e partisë së saj, por nuk tregoi nëse do të jetë kryetari Abdixhiku apo ndonjë zyrtarë tjetër nga partia pjesë e takimit.
Kurse, nga AAK nuk do të shkojë kryetari Ramush Haradinaj, por deputetja Time Kadrijaj. Kështua ka konfirmuar dje zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemaili.
Ndërkaq, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se do të shkojë vetë në takim, të cilin e pa si pjesë të ‘vizionit’ të tij.
“Sigurisht që po, është në vazhdën e vizionit tim”, konfirmoi dje Limaj para gazetarëve.
Ftesa për këtë takim nga ana e Kurtit vjen si reagim ndaj aktgjykimit të publikuar dje nga Gjykata Kushtetuese, që trajton ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës. /Reporteri.net/.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, partisë që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, ka ftuar në takim krerët e partive të përfaqësuara në Kuvend, për të shtunën pasdite. Takimi i thirrur nga Kurti do të mbahet nga ora 16:00. Përfaqësuesit e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.
“Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (sot) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, shkroi dje Kurti.
Për këtë takim e kanë konfirmuar pjesëmarrjen partitë shqiptare në Kuvend, PDK, LDK, AAK e Nisma.
Nga PDK do të shkojë kreu i partisë, Memli Krasniqi.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në deklarimin për media që pati dje pas seancës.
“Kryetari jonë, z. Krasniqi e përfaqëson partinë në takim dhe qëndrimet që dalin pas atij takimi i shpreh kryetari”, tha Gruda, duke shtuar se i thirrur nga kryetari i Vetëvendosjes nuk është kompromis politik.
Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, konfirmoi pjesëmarrjen e partisë së saj, por nuk tregoi nëse do të jetë kryetari Lumir Abdixhiku apo ndonjë tjetër nga partia.
Konfirmimin ajo e bëri krahas një ankese për Kurtin, i cili dje e injoroi takimin e thirrur nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ku ishin liderët e tjerë të partive.
Nga AAK s’do të shkojë kryetari Ramush Haradinaj, por deputetja Time Kadrijaj, siç ka konfirmuar dje zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemaili.
Sidoqoftë, Haradinaj këtë ftesë të Kurtit e quajti “të palogjikshme” të ndodhte për sot meqë është dashur të ndodhte dje para seancës, e cila ishte e para pasi Gjykata Kushtetuese dha fjalën e saj.
Po ashtu, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, do të shkojë vetë në takim, të cilin e pa si pjesë të ‘vizionit’ të tij.
Ai para gazetarëve e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë takim.
“Sigurisht që po, është në vazhdën e vizionit tim”, u shpreh tutje Limaj.