Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dardan Islami i cili mori pjesë edhe në betejën e Koshares ka folur në përvjetorin e kësaj beteje. Ai tha se mos përmendja e UÇK-së nga presidentja Vjosa Osmani, në shkrimin dedikuar kësaj beteje është skandaloze.
Më tutje ai tha se Osmani duhet të ketë kujdes kur flet për beteja të tilla.
“E kam quajtur skandaloze sepse e lexojmë një tekst shumë të bukur e kur flitet për luftën e Brigadës së Agim Ramadanit por nuk përmendet UÇK-ja. Nuk përmendet në asnjë moment. Është përçarëse dhe skandaloze. Ajo po harron që tash është presidente dhe duhet të ketë kujdes që të mos bëjë gjëra të tilla. Është diçka për të cilën po i vuajmë pasojat tash e 21 vjet. “, ka thënë ai në emisionin “Frontal”, në T7.
Më tutje Islami tha se presidentja e ka injoruar qëllimisht UÇK-në.
“Ky injorim është i qëllimshëm. Po e shoh që është shumë gabim dhe i rrezikshëm. Nuk kemi më nevojë për përçarje. I kemi ndi këto përralla që 20 vjet. Ajo duhet të i kujtojë të gjithë dhe asesi të mos e shmang UÇK-në. Nëse ka ardhur në këtë pozitë duke e sharë UÇK-së në rregull por tash është president”, ka deklaruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.