×
  • Lajme
  • Lajme

    SHKK: Dardan Krivaqa po qëndron i vetëm në dhomë, nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 15:37

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka mohuar disa shkrime në media se “Dardan Krivaqa u rrah nga të burgosurit e tjerë në paraburgim”.


    Në një reagim për media Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se Dardan Krivaqa po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.

    “Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, personi në fjalë pas pranimit në BSL menjëherë i është nënshtruar fazës së karantinimit, ku po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.

    “Të gjithë të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare, andaj SHKK u bën thirrje të gjitha mediave të kontaktojnë SHKK-në, t`i verifikojnë informacionet dhe mos të bien pre e dezinforatave të tilla, të cila kanë për qëllim zbehjen e imazhit dhe mundin e stafit të SHKK-së”, thuhet në reagimin e tyre.

    Dardan Krivaqa u arrestua nga Policia e Kosovës dy ditë më parë, si i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares M.O në Ferizaj. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!