×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj: Nesër do të protestoj, bashkë me veteranët e UÇK-së që i braktisi shteti

    Reporteri
    05 Qershor 2022 | 19:17

    OVL e UÇK-së, ka bërë të ditur se të hënën me 6 qershor veteranët do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës.

    Shkak për këtë sipas tij është diskriminimi që po iu bëhet veteranëve sa përket pensioneve për ta.

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se do të bëhet pjesë e protestës bashkë me veteranët e UÇK-së.

    Postimi i tij:

    Nesër do të protestoj!

    Nesër do të protestoj. Bashkë me veteranët e UÇK-së që shteti i braktisi.

    Bashkë me ata që na e sollën lirinë e përpjekjen e të cilëve qeveria po e dënon.

    Bashkë me ata, të vetmit që shteti nuk i ndihmoi fare gjatë krizave t’kësaj kohe.

    Dha para me miliona për biznese të mëdha, kurse veteranët don t’i lë edhe nën pagën minimale. Sepse nuk i do. Sepse kurrë s’e deshti luftën e tyre.

    Prandaj i sulmoi vazhdimisht. Ani pse vetë është veteran i rrejshëm.

    Nesër do të jemi në shesh, bashkë me ata që jetën e tyre e lanë peng për lirinë tonë. Dhe do të jemi bashkë me ta, përherë. Sepse lufta e tyre është projekti i lirisë, i barazisë e i progresit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!