×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj arrin marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë për sulmin ndaj policit më 2022

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 16:43
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta aprovojë marrëveshjen për pranim të fajësisë që është arritur mes Prokurorisë dhe Dardan Molliqajt, kryetar i PSD-së, i akuzuar për sulmin ndaj zyrtarit policor.

    Molliqaj akuzohej për sulmin ndaj policit, incident ky që kishte ndodhur në protestën e kësaj partie kundër shtrenjtimit të rrymës në vitin 2022.

    Prokurori i Shtetit tha se i akuzuari përmes avokatit ka parashtruar kërkesë për negocimin e marrëveshjes për pranim fajësie.

    Po ashtu, prokurori propozoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 500 deri në 550 euro.

    Gjyqtarja e rastit tha se janë plotësuar kushtet ligjore lidhur me marrëveshjen, kështu që e njëjta u aprovua nga Gjykata, raporton Betimi për Drejtësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!