×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj kritika të forta ndaj Kurtit: Nuk mund ta mbrojë Thaçin e të tjerët sepse ka një botëkuptim të rrezikshëm

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 21:08

    Kreu i PSD-së, Daradan Molliqaj, ka kritikuar ashpër ish-shokun e tij të idealit, kryetarin aktual të Vetëvendosjes, Albin Kurtin, pasi ky i fundit tha se Thaçi dhe të tjerët duhet të mbrohen nga shteti.


    Molliqaj ka thënë se Kurtit nuk mund ta mbrojë as Thaçin e të tjerët që janë në Hagë, pasi sipas tij ka një botëkuptim të rrezikshëm.

    “As nuk jep mbështetje, as zgjidhje, dhe thotë se duhet ta shpëjtojmë, një qeveri e re dhe ai jam unë. Çdo qëndrim, ‘Shko Hashim, në mbaju Hashim’, atij (Kurtit) i lejohet ta thotë. Z. Kurti as nuk mund ta mbrojë edhe nëse e ka qëllim, sepse ka një botëkuptim të rrezikshëm”, ka thënë Molliqaj në T7, shkruan Reporteri.net.

    Molliqaj shtoj më tej duke thënë se Kurti mendon se historia nis me iden e tij për Kosoven dhe me të do të përfundojë.

    Kujtojmë se Kurtin e kanë kritikuar edhe disa figura aktualisht të shoqërisë civile, e një prej tyre edhe ish-këshilltari i tij, Shkëlzen Gashi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!