×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj: Vetëvendosje i është gëzuar funksionalizimit të Gjykatës Speciale

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 20:58

    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ndërsa ka folur për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçit e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i është gëzuar funksionalizimit të kësaj gjykate.


    “Dikush po i gëzohet Gjykatës Speciale. Duke e shprehur gëzimin ose duke mos e shprehur qëndrimin politik,  VV i ka pri kësaj radhe (gëzimit të Gjykatës Speciale)”, ka deklaruar Molliqaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Molliqaj ka thënë se VV ka qenë kundër kësaj gjykate, dhe sipas tij sot i shihni qëndrimet tjera të kësaj partie.

    “VV sot nuk përfaqëson ushtarin e UÇK-së, VV nuk reagon edhe kur arrestohet Rexhep Selimi”, tha Molliqaj.

    Ai tha se aleatët e Kurtit sot janë aleat evropian dhe sipas tij kjo nuk është e rastësishme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!