×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj: Vetëvendosje ka cenuar demokracinë

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 8:30

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ish-qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.


    Molliqaj ka thënë se VV luftën kundër korrupsionit e ka bërë vetëm me fjalë dhe nuk i ka kritikuar oligarkët.

    “Nuk ka prodhuar ndryshe prej asaj që kam pritur, përveç që e ka shpërfaq atë që e kam prit. Shumë njerëz e kanë parë pozitivisht (qeverinë Kurti), por një prej kritikave ka qenë cenimi demokracisë”, ka deklaruar Molliqaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se ish-qeveria Kurti dy herë ka shkelur kushtetutën për 45 ditë sa ishte në qeveri, dhe kjo sipas tij është shqetësuese

    Molliqaj tha se VV edhe pse deklarohet e majtë, ajo të gjithë ministrat i ka pasur të djathtë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!