×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Sejdiu: Sa ishim në Vetëvendosje ia publikuam kontratat Thaçit

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 14:03

    Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Social Demokratike, Dardan Sejdiu, ka reaguar pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të inicioje rast në drejtim të veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”. Për Sejdiun, interesi publik duhet të jetë kryefjala e diskutimit publik.


    Sejdiu ka thënë se gjatë angazhimit të tij në subjektet politike VV dhe PSD ka qenë aktiv në mbrojtjen e interesit publik duke bërë beteja publike kundër kontratave që pushtetet e kaluara kishin bërë me kompani private.

    Ai ka theksuar se gjatë Qeverisë Thaçi kanë publikuar kontratën me “Bechten Enka”, kanë publikuar fakte e dokumente për privatizimin e KEDS-it, dhe ka iniciuar interpelanca e hetime për kontratën me “Contour Global”.

    Ish-anëtari i Vetëvendosjes tregon se gjatë gjithë këtyre rasteve kanë pasur informacione nga zyrtar të ndryshëm shtetëror.

    Postimi i plotë i tij:

    “Gjatë angazhimit tim në subjekte politike VV dhe PSD kam qenë aktiv në mbrojtjen e interesit publik dhe kam bërë beteja publike kundër kontratave që pushtetet e kaluara kishin bërë me kompani private!

    Kemi publikuar kontratën e Qeverisë Thaçi me Bechtel Enka, kemi luftuar privatizimin e KEDS dhe kemi publikuar fakte e dokumente, kam inicuar interpelanca e hetime për kontratën me Contour Global!

    Në krejt këto raste kam pas informacione nga zyrtar të ndryshëm shtetëror të cilët kanë qenë të bindur sikur unë e shumë të tjerë që duhet mbrojtur interesin publik!

    Edhe tash, interesi publik duhet të jetë kryefjala e diskutimit publik!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!